Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive në terren dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë në lagjen “Lef Sallata”, të shtetasit E. H., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale:
një pistoletë të llojit çakmak,
një maskë prej materiali sintetik;
një përforcues grushti metalik;
si dhe disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, në euro dhe dollarë amerikanë, në prerje të ndryshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”.





