Kanceri i zorrës së trashë është një prej më të shpeshteve, duke u bërë kështu edhe një prej shkaqeve kryesore të vdekshmërisë në vendin tonë. Ekspertët e shëndetit nënvizojnë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tij.
“Faktorët e stilit të jetesës ku përfshihet ushqimi, fast foode, ushqimet me mish të përpunuar që kanë konservantë të cilët janë faktorë risku goxha i lartë për kancerin kolorektal. Statistikat tregojnë që edhe personat të cilët kryejnë një jetë sedentare me pak aktivitet fizik po kështu janë të riskuar. Personat që konsumojnë alkool duhan kanë risk”, tha Hysni Dede, mjek gastro hepatolog
Edhe pse në shumë raste ky kancer nuk shfaq simptoma në fazat e hershme, mjekët specialistë theksojnë se duhet t’u kushtohet vëmendje disa shenjave paralajmëruese.
“Në një pjesë të madhe të rasteve nuk ka fare shenja por në rastet kur ka ndryshime rituale të defekimit, këto janë një konstipacion që mund të ndikojë që duhet të ekzaminohemi. Po ashtu ka dhimbje barku të cilat i japin bezdi pacientit. Ndonjëherë shfaqen si ndesi e fryrjes ose moszbrazjes së mirë të zorrës gjatë defekimit. Ndonjëherë mund të ketë edhe simptoma të përgjithshme si lodhje këputje dobësi trupore apo anemi që nuk e ka parë. Ai ka një kohë të gjatë të zhvillimit të tij nëse ne e depistojmë herët. Kur kryhet një kolonoskopi mund të gjenden gjëndje prekancerozgjene ose mund të jenë benjine”, tha Dede.
Ndërsa vite më parë ai shfaqej kryesisht tek grupmoshat 50–70 vjeç, sot vihet re një rritje e rasteve edhe tek moshat më të reja.Mjeku gastro-hepatolog Hysni Dede thekson se nëse depistohet në kohë, kanceri kolorektal mund të parandalohet ose të trajtohet me sukses.
“Është ulur mosha në nivel global. Nëqoftëse më parë shihnim raste mbi 60-70 sot shohim raste edhe 30 vjece edhe 40 vjec edhe 20 e ca, janë të frikshme dhe që nuk kanë qenë më parë. Ajo që është më interesante është dhe fakti që tek moshat nga 22 vjeç deri 44 vjeç risku i vdekshmërisë është dy tre herë më i lartë se sa tek moshat më të mëdhaja”, theksoi mjeku.
Bluzat e bardha këshillojnë ndjekjen e një diete të shëndetshme, kryerjen e aktivitetit fizik të rregullt dhe realizimin e depistimeve periodike si mënyrat më efektive për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes.





