Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative,...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante...

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive:...

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”,...

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite...

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën nga zjarri...

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama: Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull, sot nuk shihen kilometrat. Sfida është cilësia

10 Korrik 12:01

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin e “Rilindjes Urbane 2.0”, duke deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku pritshmëritë e qytetarëve janë rritur dhe fokusi nuk është më vetëm te ndërtimi i infrastrukturës, por te cilësia e shërbimeve dhe përvoja që ato ofrojnë.

Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama tha se shoqëria shqiptare nuk është më në një fazë mungesash si më parë, por kërkon më shumë dhe më mirë.

Fjala e Ramës:

“Nuk jemi një shoqëri e varfër. Shoqëritë e varfra janë shumë më dominante ndaj ankesave, sepse dominon mendësia që “ka edhe më keq”. Shoqëritë që hyjnë në një fazë zhvillimi, ku gjëra që deri dje dukeshin të pamundura për t’u bërë pjesë e jetës, bëhen realitet, janë gjithmonë e më intolerante ndaj mungesave.

Kjo do të thotë që ndryshimi rrit pritshmëritë. Nëse në shoqëritë e varfra ka “edhe më keq”, në shoqëritë e zhvilluara ka “edhe më mirë”. Dhe sigurisht që ka edhe më mirë. Kjo është shenja më e sigurt që ne sot jemi zyrtarisht në një fazë të re.

Pas zgjedhjeve të fundit, në një mbledhje të mbyllur, unë këmbëngula se 83 mandatet janë një bekim, po aq sa janë edhe një mallkim. Më thonin: “Çfarë është ky mallkim?”. Jemi në një fazë të re të marrëdhënies së gjithsecilit që jeton në këtë vend me veten, me vendin dhe me shtetin. Programi është një nga instrumentet që e adreson këtë fazë të re.

Do të ishte një gabim i madh të mendohej se ata që refuzojnë shifrat e papunësisë si një arsye për t’u ndjerë mirë, i marrin këto shifra dhe thonë: “Çfarë punësimi? Këtu kush punon është skllav”. Është gabim në mënyrën e formulimit, por është në pritshmëri të lartë.

Rilindja Urbane ishte dalja nga një fazë e gjatë rrënimi dhe degradimi që ishte kudo.

Kryetarja e bashkisë përmendi çështjen e shesheve kryesore. Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet tona kryesore ishin fytyra e degradimit.

Rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mundshme sociale dhe gjithë çfarë përmbledh mozaikun e Rilindjes Urbane, me sheshe, rrugë, ndriçim, shkolla, ujësjellës-kanalizime, i përkisnin një faze kur Shqipëria dhe njerëzit filluan të besojnë.

Filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo vetëm në male dhe në det, por mund t’i prezantohej bukur kujtdo që donte ta jetonte.

Më kujtohet kur mbillnim pemë në Tiranë, ishte sikur jepnim shfaqje. Kur kemi mbjellë kumbullat e kuqe te Rruga e Kavajës, bllokohej trafiku sepse njerëzit shihnin mbjelljen e pemëve. Kishin ndjesinë e jashtëzakonshme se po ktheheshin pemët në qytet.

90% e pemëve në rrugët e Tiranës janë mbjellë në atë fazë. Por tani nuk jemi më në fazën e mungesës.

Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Sot jemi në një fazë tjetër. Nuk është mungesa problemi kryesor, por sasia dhe cilësia e gjësë që ke dhe që do. Do më shumë dhe më mirë, dhe kjo nuk është mosmirënjohje.

Ne ndërtojmë shkolla. Në fazën e parë të Rilindjes Urbane ishte një gjë e madhe.

Durrësi dhe Kamza janë qytete që tërësinë e shkollave e kanë të standardeve të një qyteti europian. Por nuk mjafton më. Nuk është më ndërtimi, por është çfarë ka brenda. Nuk është më infrastruktura, por mënyra si shfrytëzohet dhe çfarë del nga ajo infrastrukturë për shoqërinë. Nuk është më investimi, por është përvoja.

Dikur kërkohej një rrugë, por ishte një kohë e sistemit maxhoritar. Fitoheshin zgjedhje me çakull. Dy kamionë çakull sillnin vota. Sot kilometrat që ekzistojnë nuk janë në vëmendje, por janë kilometrat që mungojnë.

Mua më kujtohet debati legjendar për ngrohjen në shkolla dhe për faktin që shkollat ishin të mbipopulluara me nxënës për klasë.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
rama Rilindja Urbane

Nga e njëjta kategori

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

më shumë...

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, mos merret më me politikë sepse nuk e përballon dot!

më shumë...

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra janë tolerante ndaj mungesave! Ne nuk jemi të tillë, ndaj njerëzit kërkojnë më shumë

më shumë...

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin e bashkive: Investime në parkime, menaxhimin e mbetjeve e transport publik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Operacioni “Fury”/ Kapen në Durrës dy të...

12:56

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike...

12:38

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”,...

12:08

Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë...

12:01

“Nuk jemi më shoqëri e varfër”, Rama:...

11:44

Rilindja urbane 2.0, Rama: Shoqëritë e varfra...

11:29

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin...

11:27

Gjermania ashpërson rregullat për skuterët elektrikë pas...

11:20

Rilindja 2.0/ Demo zbulon projektet për modernizimin...

10:57

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat...

10:45

Lumi më i madh i Francës kthehet...

10:29

Qendra e Mjekësisë Familjare sqaron qytetarët: Asnjë...

10:10

Atentati në Laç, policia identifikon autorin e...

9:39

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për...

9:26

E rëndë në Durrës, 40 vjeçari plagos...

9:21

Sezoni veror në Himarë, Rama publikon pamje...

8:26

Tragjedi në Spanjë/ 12 persona humbin jetën...

8:10

Horoskopi: Sot yjet favorizojnë disa shenja, zbuloni...

8:07

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.