Subscribe

Një “këshillë” e Albanos për Reigelsën është kthyer në temë diskutimi në Primen e dytë të “ferma Vip” që po transmetohet Live në Vizion Plus dhe kanale të dedikuara në Tring.

Albano ka sqaruar që në fillim se nuk ka patur aspak tendencë të fyejë apo vërë në vështirësi Riglesën, por ka qenë thjeshtë një këshillë miqësore.

Por për opinionistin Enkel demi, një batutë e tillë shpesh është fyese, pasi askush nuk mund të etiketojë dikë si më pak të lexuar apo më pak të ditur.

Pjesë nga biseda:

Kel Demi: Albano Bogdo është një nga komedianët më të mirë që ne kemi, nga të paktët që tenton të bëjë humor të zi. Por nga mënyra se si e ka thënë shprehjen ulu mëso, ul kokën aty lexo, na kujton atë edukatorët në kohë, ata të dhunshmit dhe mua kjo nuk më pëlqen.

Albano Bogdo: Çfarë nuk kuptoni, unë thjeshtë i thashë që “bëji Palestër trurit” dhe palestra e trurit bëhet në mënyrë permanente.

Kel Demi: Ti nuk je edukator

Albano Bogdo: Çfarë po kërkoni dele të zezë. Dhe thua që kam 15 vjet në televizion dhe më thua po bëj gabim. Ju kërkoj falje të gjitha gocave.

Fjoralba Ponari: Po Rigelsës?

Albano Bogdo: Edhe Rigelsës i kam kërkuar falje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *