12.445 euro janë sekuestruar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Kapshticës, pasi një person nga Greqia, i identifikuar me iniciale S. K., 52 vjeç, i cili banon në Gjermani, nuk kishte deklaruar të ardhurat.

 

52-vjeçari u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i gjetën një çantë me eurot poshtë sediljes së pasagjerit.

 

Ai është proceduar penalisht për veprat “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *