Subscribe

Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj sot pyetjeve lidhur me punën që po bën SPAK kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar në Shëqipëri.

Dumani u pyet nga Dhurata Çupi nëse SPAK ka presion nga mazhoranca. Dumani u përrgjigj duke thënë se SPAK nuk ndikohet nga politika dhe se vazhdon institucioni vazhdon punën sipas parimeve që ka.

Dhurata Çupi: A keni presion politike nga mazhoranca për te ndikuar ne hetime?

Altin Dumani: Për t’jua bërë të qartë që ne kemi marrëdhënie institucionale dhe procedurale me të gjithë funksionarët dhe ish funksionarët e shtetit. Kjo është marrëdhënia që ka ndërtuar SPAK me funksionarë apo ish funksionarë, institucionale sepse jemi të detyruar të bashkëpunojmë me institucionet dhe proceduriale në rastet kur duhet të thirren para prokurorisë së posaçme. Ne jemi të shurdhër ndaj çdo retorike politike. Orientohemi vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *