Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Bufi e kishte thirrjen në orën 11, por zgjodhi që të shkonte më herët para prokurorëve duke pritur disa minuta te holli.

Bufi nuk dha detaje në lidhje me prezencën e saj në SPAK, por deri më tani ajo është kallëzuar dy herë në Prokurorinë e Posaçme. Njëherë për “shpërdorim detyre” dhe një herë tjetër për ““Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Po ashtu rreth një vit më parë dega e PD Roskovec ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar për abuzim me tenderat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *