Subscribe

Në portin e Durrësit ka nisur sezoni i kroçerave.

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur kroçera “Monet Kingstoën”, e cila ka sjellë 48 turistë të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve janë britanikë. në Planin e tyre janë vizitat në Durrësit, Krujë e Tiranë.

Kapiteni i portit të Durrësit Taulant Allkja tha se gjatë sezonit do të vijnë më shumë anije të tilla .

“Presim në ditët në vijim edhe 10 kroçera të tjera  me numër më të madh turistësh. këto kroçera që do të vijnë këtë vit janë prenotuar që në vitin 2021 që ishte një vit pandemie. Ne po presim edhe kroçera që nuk kanë turistë në masë , që kanë një ekuipazh 500 veta , dhe turistë 300 pra pushues luksi, po shkojmë drejt turizmit elitar”, tha Allkja.

Përveç kroçerave, në portin e Durrësit planifikojnë vizita edhe jahte luksozë, të cilët janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash, falë shërbimeve që kërkojnë në port.

“Me ligjin e ri që doli vitin që kaloi vetëm për sezonin turistik 2023 jahtet që zgjodhën Durrësin edhe për të vizituar dhe bërë shërbime, vetëm nga të ardhurat nga taksa e naftës që u vendos vjet nga qeveria ishin mbi 10 milionë dollarë të ardhura”, tha ai.

Autoriteti portual në bashkëpunim me kapitenerinë e portit kanë përshtatur kalatat nr 4 dhe 5 në mënyrë që aty të ankorohen kroçerat. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *