Një turiste britanike është shpëtuar nga Policia Kufitare në Dhërmi, pasi mjeti lundrues iu dëmtua gjatë lundrimit.

Policia raporton se turistja britanike po lundronte me kanoe në vendin e quajtur ”Shpella e Pëllumbave”, teksa gjatë lundrimit mjeti është dëmtuar, duke i rrezikuar jetën në det të hapur.

Fatmirësisht, policia kufitare bëri të mundur shpëtimin e saj dhe kthimin në breg.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *