E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cameron mbërrin në Tiranë, ministri Hasani e pret në aeroport

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Tiranë.

Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ky i fundit thotë se ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

Cameron pritet të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Begaj. Fokus i diskutimeve pritet të jetë migracioni i paligjshëm.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Hasani në “X”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë