Subscribe

Kur për pak javë pritet të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, mes socialistëve po diskutohet mundësia për të propozuar një grua për herë të parë për detyrën e kryetares së shtetit.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Brenda datës 24 maj ne do ta kemi edhe presidentin e ri ose presidenten e re.

 

Deri para së Partia Demokratike të hynte në spiralen e përçarjes, kryeministri Edi Rama ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri. Tanimë që PD-ja është më kryetar të komanduar dhe deputetët janë ndarë mes mbështetësve për Sali Berishën dhe kryetarin e dorëhequr Lulzim Basha, duket se emri i presidentit nuk do të jetë rrjedhojë e konsensusit.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Duroni edhe pak ditë per kete gje.

 

Përveç zgjedhjes së presidentit të ri, nga ky sesion parlamentar nuk pritet asgjë e re për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. As njëra dhe as tjetra nuk pritet të nisin, për aq kohë sa nga Partia Demokratike zyrtare ende nuk është depozituar asnjë emër deputeti.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Nëse Partia Demokratike i ka gati nesër, ne do t’i miratojmë nesër.

 

Mes porosive të marra nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve, ishte zbritja në terren e të gjithë deputetëve për të vëzhguar zbatimin e vendimeve të dy bordeve të transparencës, ai për çmimin e naftës dhe produkteve ushqimore.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Edhe deputetët e grupit parlamentar të PS do t’i bashkohen kolege ministra me qëllim pë mos t’i lënë hapësirë asnjë abuzuesi.

 

 

Për dorëheqjen e Lulzim Bashës nuk artikuloi asnjë reagim por bëri me dije se Partia Socialiste po sheh mundësinë e një kallëzimi të ri penal për çështjen ÇEZ-DIA, ku një nga të kallëzuarit për veprën penale për korrupsion është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *