Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve, dy emërime...

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb banesën e...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg për Ervis...

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të...

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në...

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot në Spanjë,...

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Vrasja makabre e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën

17 Prill 11:17

Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke theksuar se të gjitha provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë fajësinë e tyre.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviq, deklaroi se provat e mbledhura dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Sipas Prokurorisë, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është evidentuar asnjë rrethanë lehtësuese në favor të të akuzuarve. Përkundrazi, është vënë në pah rëndësia e veçantë e krimit, mënyra e kryerjes së tij, si dhe sjellja e të akuzuarve pas ngjarjes, përfshirë përpjekjet për manipulim dhe ndikim në opinionin publik.

Në përfundim, Prokuroria i propozoi gjykatës që të shpallë fajtorë të akuzuarit dhe, duke marrë parasysh natyrën dhe rrethanat e krimit, si dhe mungesën e çdo rrethane lehtësuese, të shqiptojë ndaj tyre dënimin maksimal për vrasje të rëndë, burgim të përjetshëm.

Gjatë fjalës përfundimtare, ky rast u cilësua si një nga krimet më makabre, i kryer me egërsi dhe dinakëri. Sipas prokurores Perlinqeviq, vrasja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Prokuroria theksoi se ky fakt e rëndon edhe më shumë natyrën e krimit dhe pasojat e tij të rënda psikologjike.

Gjithashtu, gjatë procesit gjyqësor janë përmendur dëshmi që lidhen me gjendjen e fëmijëve pas ngjarjes. Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Leonard Ademaj, fëmijët kanë përjetuar traumë të thellë dhe kanë refuzuar kontaktin me babanë e tyre, Naim Murselin, duke shmangur edhe komunikimet telefonike të mundësuara nga institucionet përkatëse në Suedi.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Liridona Ademaj Naim Murseli

Nga e njëjta kategori

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve, dy emërime të reja

më shumë...

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 48 vjeçri në Peqin

më shumë...

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb banesën e paligjshme në Vlorë

më shumë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:20

Rrezikoi jetën për të shpëtuar një tjetër...

11:59

Presidenti Begaj dekreton lirimin të 5 ambasadorëve,...

11:17

Vrasja makabre e Liridona Ademajt, Prokuroria kërkon...

11:15

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij,...

10:59

Ishte ndërtuar mbi kanalin kullues, IMT shemb...

10:44

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, 8 të vdekur

10:43

SPAK jep pretencën, kërkon 10 vite burg...

10:30

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe...

10:14

Kapet me 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari...

10:04

Lëvizte i armatosur dhe me maskë me...

9:26

Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë...

8:51

PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset...

8:42

“Shmang xhelozinë në dashuri”, parashikimi i yjeve...

8:18

Pas vizitës në Romë, kryeministri Rama sot...

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

Më të klikuarat

  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Pak minuta para takimit me Melonin, Rama ndan foton: Duke pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.