Subscribe

Për të dytin vit radhazi, afro 400 të rinj, gjimnazistë e studentë, janë bërë pjesë e nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndjekur një ditë nga puna e saj e përditshme. Te rinjtë janë pritur në një takim nga Erion Veliaj, i cili u kërkoi që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u njohur me punën që bën çdo drejtori.

 

 “Një nga idetë që na u dha vjet e që do ta fillojmë javën tjetër, është që studentët që vijnë në Tiranë, kanë nevojë për një orientim. Një nga arsyet që javën tjetër do jemi në çdo fakultet, por edhe në Qytetin Studenti, është që për studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë, të ketë një sens orientimi. Është një ankth i cili të merr javë, derisa të adoptohesh me jetën në Tiranë. A mund ta bëjmë këtë më të shkurtër? A mund ta bëjmë këtë proces më të lehtë, a mund ta bëjmë integrimin më të kollajtë? Kjo është arsyeja pse po bëjmë javën e orientimit për të gjithë studentët që vijnë për herë të parë në Tiranë.”

 

Kryetari i Bashkisë evidentoi vullnetarizmin si një nga fushat ku të rinjtë mund të japin kontributin e tyre.

 

“Ne besojmë shumë tek vullnetarët dhe tek puna vullnetare. Ne kemi të atashuar 500 vullnetarë vetëm këtë vit për maratonën e Tiranës. Nëse doni të jeni vullnetarë edhe nëse nuk do të vraponi me mua, atëherë mund të na ndihmoni duke qenë entuziast dhe duke inkurajuar të gjithë ata që po vrapojnë për qytetin. Është një mundësi fantastike, vijnë qindra turistë për maratonë, pra jo vetëm dikush që vjen që vrapon, kështu që me këtë sens edhe për qytetin është një oportunitet ekonomik, një mundësi komunikimi për t’i treguar që Shqipëria nuk ka namin e keq që ka pasur në vitet 90, përkundrazi statistikisht është një vend shumë më i sigurt se shumë qytete të tjera në BE.”

 

Një tjetër ide e propozuar nga të rinjtë gjatë vitit të shkuar dhe që është përqafuar nga Bashkia e Tiranës është edhe ajo për transformimin e piramidës në një qendër multifunksionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *