Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

22 Prill 22:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, më 22 prill, me të cilin ka biseduar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiç tha se kanë biseduar për çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe politike në rajon, për pozicionin e Serbisë në rrethanat komplekse gjeopolitike, si dhe për nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Më herët, më 22 prill, gjatë vizitës në një qendër për çminim afër Beogradit, ambasadori amerikan në NATO deklaroi se bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë në pastrimin e minave të mbetura do të mbetet “prioritet i përbashkët”, raporton agjencia Beta.

Whitaker tha se SHBA që nga viti 2008 bashkëpunon ngushtë me Serbinë në heqjen e minave dhe pastrimin e municionit thërrmues në zonat civile, duke e cilësuar Qendrën për Çminim si “partnere të shkëlqyer” në këto përpjekje.

Ai shtoi se në vitin 2025 është arritur një “pikë e rëndësishme kthese” me heqjen e municionit të mbetur thërrmues në zonat civile, dhe se tani fokusi është në pastrimin i minave të fundit.

“Ky bashkëpunim shpëton jetë dhe do të mbetet prioritet i përbashkët i vendeve tona”, tha Whitaker.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA kanë investuar më shumë se 28 milionë dollarë në këto aktivitete, si dhe se aktualisht po punohet për sigurimin e edhe 1.5 milion dollarëve shtesë për projekte të çminimit në Serbi.

“Këto përpjekje të rëndësishme pasqyrojnë forcën e marrëdhënieve tona bilaterale dhe hapin një epokë të re në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, të fokusuar në të ardhmen”, tha ai.

Takimi me Vuçiç vjen një ditë pasi Whitaker qëndroi në Kosovë, ku zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Whitaker i kërkon Serbisë që të bashkëpunojë me SHBA-në dhe NATO-n për sigurinë

Ndërkaq, në një shkrim autorial të publikuar në median serbe, Politika, Whitaker, tha se zgjedhja që ka më shumë kuptim për Serbinë është “bashkëpunimi më i ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n” në fushën e sigurisë.

“Paqëndrueshmëria është rreziku më i madh për sigurinë në Ballkan. Çështjet e pazgjidhura mes fqinjëve dhe ndjeshmëria ndaj ndikimit të forcave të dëmshme të jashtme janë një kombinim i rrezikshëm. Marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, integrimi në sistemet evropiane të sigurisë dhe një mënyrë të menduari e orientuar drejt së ardhmes janë mbrojtja më e mirë ndaj këtyre dobësive. Dhe, ajo që kanë të përbashkët Shtetet e Bashkuara, NATO dhe Serbia është interesi kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Whitaker, transmeton agjencia Beta.

Duke përmendur një stërvitje të përbashkët mes Serbisë dhe NATO-s që do të mbahet në të ardhmen, ambasadori amerikan në shkrimin autorial tha se ky është një moment “për një kapitull të ri në raportet tona”, që duhet të fokusohet “në të ardhmen e jo në të kaluarën”.

“Bashkëpunimi i mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt krijon varësi strategjike afatgjata nga të cilat është e vështirë të çlirohesh. Për më tepër, blerja e teknologjisë së mbrojtjes që nuk është në përputhje operacionale me sistemet evropiane ose amerikane, dhe që është gjithashtu e cilësisë më të ulët, e ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm dhe krijon pengesa të panevojshme për rritjen e ardhshme të gatishmërisë ushtarake të Serbisë”, shkroi Whitaker në tekstin autorial të titulluar “Krah për krah – një kapitull i ri për SHBA-në dhe Serbinë”.

Në muajin mars, Serbia njoftoi për blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore.

Kështu, ajo u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketa ajër-tokë CM-400AKG, të cilat kanë rreze veprimi prej qindra kilometrash.

Vuçiç po ashtu ka paralajmëruar për blerjen e armatimeve të reja. Serbia ka në arsenalin e vet edhe armë nga Perëndimi, si avionë Rafale, por edhe nga Rusia, si MiG-29. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
NATO SHBA Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

më shumë...

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

më shumë...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko Haram

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.