Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin jugor, të...

Treni i mallrave bie nga ura në Mynih, një...

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të...

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Ristani: Banorët do të subvencionohen me 40 mijë lekë në muaj! Ndihmë financiare edhe për transportin publik

22 Prill 18:43

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me ndihmë financiare banorët e pallatit “Arlis” në rrugën e Dibrës që u përfshi nga flakët disa ditë më parë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, njoftimi se familjet e mbetura pa strehim do të mbështeten me 40 mijë lekë në muaj.

“Për fat të mirë nga verifikimet nuk pati asnjë humbje apo lëndim serioz për jetë. Por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në strukturat e banimit dhe ka bërë thuajse të papërdorshme për banim një numër të konsiderueshëm apartamentesh, çka ka krijuar një nevojë urgjente për strehim për familjet e prekura. Ndërhyrja jonë për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare është jo vetëm e bazuar në ligj, por edhe domosdoshmëri për garantimin e mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe dinjitetit të qytetarëve të prekur. Masa e propozuar e ndihmës do të bazohet në vlerat maksimale të subvencionit për zonën B të territorit të Tiranës, që është 40,000 lekë në muaj për secilën familje në nevojë. Projekt-vendimi që propozojmë është i bazuar dhe proporcional me kërkesën për zbutjen e pasojave emergjente dhe garanton se Bashkia Tiranë merr përgjegjësitë e saj për mbështetjen sociale të atyre qytetarëve që u prekën direkt nga kjo ngjarje tragjike”, deklaroi Ristani.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak votoi edhe projektvendimin për kompensimin e shoqërive të transportit publik, për kostot e karburantit, si pjesë e një pakete anti-krizë. Në fjalën e saj, Ristani u shpreh se kompensimi parashikon një vlerë prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri transporti për muajt mars – prill – maj 2026.

“Çmimet e nënprodukteve të naftës dhe gazit kanë shënuar një tjetër rekord të lartë, si pasojë e krizës energjitike globale. Këto tregojnë qartë se lufta vazhdon të rrisë presionin në sistem, ndërkohë që rreziku i ndërprerjes së furnizimeve ende nuk është vlerësuar plotësisht dhe duhet të jemi të gatshëm për një rritje të mëtejshme të çmimeve. Ndër të tjera, ndikimet e rritjes së çmimit të naftës kanë implikime të dukshme dhe kritike për sektorin e transportit. Projektvendimi i propozuar parashikon kompensimin prej 50 lekësh për litër karburanti për këto shoqëri për tre muajt mars – prill – maj 2026, me një kufi të konsumit të karburantit bazuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sipas deklarimeve të këtyre kompanive. Efektet financiare do të mbulohen nga fondet qendrore dhe buxheti i Bashkisë Tiranë për shoqëritë e transportit urban”, u shpreh Ristani.zjarr

farmacia

vizion plus

 

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
qiraja Ristani Subvencion Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin jugor, të paktën pesë viktima

më shumë...

Treni i mallrave bie nga ura në Mynih, një i plagosur rëndë

më shumë...

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e fosforit të bardhë në Liban, banorët refuzojnë të kthehen në shtëpi

më shumë...

Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell ndryshime të papritura për disa shenja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:00

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin...

8:56

Treni i mallrave bie nga ura në...

8:37

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e...

8:11

Horoskopi i ditës: Kjo e shtunë sjell...

8:05

Moti sot: Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat...

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.