E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

Pas Thumanës, Shkodrës, Laçit edhe në aksin Lushnjë-Fier ëhstë shënuar nëj tjetër aksident, duke e çuar në 4 numrin e ahsidenteve të ndodhura përgjatë pasdites së sotme.

Bëhet me dije se në aksin Lushnjë-Fier një makinë ka përplasur një motomjet, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Reklamë

Njoftimi:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë