Subscribe

Komuniteti shqiptarë jashtë vendit tashmë përfaqësohet në Shqipëri nëpërmjet dhomës ekonomike të diasporës.

Qëllimi i kësaj dhome është krijimi i urave lidhësve mes shqiptarëve në vende të ndryshme të botës dhe atyre brenda vendit, me qëllim stimulimin e eksporteve por edhe për thithjen e kapitalit brenda vendit.

Ardian Leka

Kryetar i Dhomes Ekonomike te Diaspores

Imagjinoni 1. 6 milionë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, çfarë network kanë ata që mund të ndikojë në krijimin dhe hapjen e tregjeve të reja për produktet shqiptare, por jo vetëm edhe për thither në Shqipëri kapitalin e shqiptarëve të diasporës që mendohet të jetë i konsiderueshëm. –thotë Ardian Leka, kryetar i dhomës ekonomisë të diasporës.

Por duke qënë se emigrantët jashtë vendit janë një potencial i madh për të përfituar nga amnistia fiskale, z. Leka thotë se një nisëm e tillë duket më shumë si një mundësi që qeveria të mbledhë fonde në buxhetin.

Nuk di të them se sa interes do të shfaqin shqiptarët e diasporës për një nisëm të tillë. Por më së shumti duket si një mënyrë për të mbledhur disa para.

Sipas Lekës, ligji kryesorë që i duhen komunitetit shqiptarë është ai i pensioneve, në mënyrë që çdo shqiptarë të mund të gëzojë pensionin pleqërisë edhe në vendin e tij.

Dhoma ekonomike e diasporës funksionon prej disa muajsh në vendin tonë, ky qëllimin kryesorë ka zgjerimin e tregjeve për produktet shqiptare jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *