Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Britania pret personel ushtarak nga 30 vende për Ngushticën...

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle...

“Kriza e çmimeve të karburanteve, rrezik real për ekonominë”,...

Pas ndërrimit të pushtetit në Hungari, BE-ja gati të...

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin në Turqi, vijojnë përpjekjet për...

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do kapërcejmë çështjet...

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë...

EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në burgun e...

Tensionet në Iran, heqja e internetit vështirëson jetën e...

Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët hidhet nga...

Nis rehabilitimi i bllokut të banimit në zonën e Juridikut/ Veliaj: Në verë e gjithë lagjja në zemër të Tiranës do të transformohet

15 Prill 18:07

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e një tjetër blloku të madh banimi në Tiranë. Bëhet fjalë për zonën e njohur si blloku i Juridikut, i cili ndodhet pranë Fakultetit Juridik dhe kufizohet me shkollën “Petro Nini” dhe Gardën e Republikës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin Pandeli Majko inspektuan punimet e nisura për sistemimin e këtij blloku ndër më të vjetrit në Tiranë ku kishte nevojë për ndëhyrje kapilare.

“Një nga problemet kryesore të këtij blloku kanë qenë kalimet e këmbësorëve, ndaj i gjithë blloku shoqërohet me trotuare. Kemi rrugë të cilat rikonstruktohen, sheshe të reja rekreative për fëmijët, kemi kanalizime të ujërave të bardha të ujërave të zeza, ndriçim, gjelbërim, gjithçka që mund ta bëjmë këtë vend sa më mirë,” shpjegon drejtuesja e punimeve.

“Fillimi i punës në këtë bllok është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët. Ju siguroj që komuniteti do jetë bashkëpunues. Mendoj që ky projekt është vërtet i veçantë, pasi hapja e disa rrugëve të reja do të lehtësojë jashtëzakonisht lëvizjen e mjeteve,” u shpreh Majko.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se zona e quajtur dikur “Tirana e Re” ka avancuar tanimë 70 vite përpara, pasi kryeqyteti po zgjerohet në të tjera kahe.

“Sot “Tirana e Re” e 70 viteve më mbrapa po zhvillohet te Bulevardi i Ri, te Bregu i Lumit, megjithatë nuk avancojmë dot në lagje e terrene të reja, në momentin që nuk kemi rregulluar këtë pjesë të Tiranës që është zemra që pulson më shumë në qytet, e gjithë zona e Bllokut, zona afër liqenit. Kjo kishte ngelur si një hapësirë e ndërmjetme, pra kemi rregulluar liqenin, pjesën qendrore të Tiranës dhe ndërkohë zona e Juridikut ka pritur prej kohësh një investim”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në verë banorët do të kenë të dorëzuar projektin dhe lagjja e tyre do të jetë njëjtë me të gjitha blloqet e tjera të rehabilituara nga Bashkia e Tiranës.

“Ajo që u kërkoj banorëve është që teksa ne punojmë me një sistem kapilar, pra rrugicë më rrugicë, të ketë bashkëpunim. Nuk do bëjmë vetëm estetikë, do i hyjmë me themel. Momentalisht jemi mbi kanalizimin që sapo është mbushur, do të thotë që do i bëjmë punët mbarë, kanalizim të ujërave të bardha, të zeza, të kemi mundësi të vëmë ndriçim LED të sistemojmë sa të mundemi parkimin. Janë pallate të vjetra. Janë bërë pa parkime nëntokësore. Do të kemi mundësi që të sistemojmë edhe shumë automjete që më përpara detyroheshin të rrinin në periferi të lagjes. Jam i bindur që kur të kthehen nga pushimet në fund të verës do gjejnë një super surprizë nga inxhinierët dhe gjithë brigadat tona që do punojnë këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized
Tagged:
Juridiku Rikonstruksion Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle në disa ambiente, një polic i shoqëruar

më shumë...

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do kapërcejmë çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi

më shumë...

Ndryshon sërish çmimi! Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

më shumë...

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:37

Britania pret personel ushtarak nga 30 vende...

1:23

E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas...

1:23

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call...

12:33

“Kriza e çmimeve të karburanteve, rrezik real...

12:31

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

12:17

Pas ndërrimit të pushtetit në Hungari, BE-ja...

11:55

Pas Lezhës, goditen “lojërat e fatit” në...

11:32

“Paralizohet” dogana e Kapshticës, grekët probleme me...

11:31

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin në Turqi, vijojnë...

11:16

Shtyhet sërish seanca për Majlinda Bufin, GJKKO...

11:07

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do...

10:42

Ndryshon sërish çmimi! Bordi i Transparencës rrit...

10:40

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar...

10:27

EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në...

10:24

Tensionet në Iran, heqja e internetit vështirëson...

10:20

Vrasja në Memaliaj/ Autori emër i njohur...

10:08

Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët...

10:00

Shkodër/ Kthyen ambientin e marrë me qira...

9:56

Operacion antidrogë në Tiranë/ 15 të arrestuar,...

9:50

Vrasja në Memaliaj/ Merren në pyetje 12...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.