Subscribe

Qendra kombëtare e librit dhe leximit ka nisur punën për krijimin e një instituti që mbledh dorëshkrimet e veprave të kolosëve të mëdhenj, të cilët bënë  historinë e gjuhës e letersise shqipe.

 

ALDA BARDHYLI – DREJTORESHE E QKLL

“Krijimi i një arkivi të pasur përsa i përket dorëshkrimeve të autorëve shqiptar, jo vetëm të letërsisë, por dhe të historisë, studimeve, albanologjisë është një detyrë kombëtare për të ruajtur atë pjesë të çmuar të identitetit të historisë dhe vazhdimësisë sonë. Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë një arkiv të pasur të dorëshkrimeve për të shpëtuar të gjithë atë pasuri që ka lënë gjurmë në historinë dhe kulturën e vendit tonë.”  

 

Në një kohë ku shkrimtarët janë gjithnjë e më të paktë dhe kur një pjesë e madhe e veprave të kohës së diktaturës janë zhdukur, lind dhe nevoja e krijimit të një instituti të tillë.

 

Dorëshkrimet e para të një prej shkrimtarëve, i cili ka lënë gjurmë, Ismail Kadares ishin dhe shtysa e krijimit të këtij arkivi.

 

ALDA BARDHYLI – DREJTORESHE E QKLL

“Pjesa më e madhe e teksteve dhe e autorëve që kanë bërë histori kanë humbur por është shumë e rëndësishme që ne të ruajmë ato dorëshkrime që kanë mbetur, ne kemi fatin që të ruajmë dorëshkrimet e një kalibri botëror siç është Ismail Kadare.”

 

Projekti është një përvojë e nisur për herë të parë në Francë dhe vjen si bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe ambasadën franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *