Subscribe

Procesi i dhënies së tokës me qira nga Ministria e Bujqësisë prej afro dy vitesh është pezulluar. Kontrata e fundit e miratuar i përket vitit 2017.

 

Ndonëse janë rreth 16 mijë ha tokë shtetërore të lira për t’iu dhënë investitorëve për zhvillim, autoritet kanë qenë  hezitues, pasi çështjet e pronësisë mbeten të komplikuara.

 

Aktualisht janë 11 kërkesa që janë në proces shqyrtimi nga Ministria e Bujqësisë, të cilat presin miratimin ose jo të autoriteteve.

 

Dhënia e tokave shtetërore me qira janë një alternative për ata individë që duan të zhvillojnë sektorin e bujqësisë si dhe plotësojnë kriteret për investim. Në varësi edhe të cilësisë së tokës, qiraja shtetërore mbetet e leverdishme duke nisur nga 6 mijë deri në 25 mijë lekë për ha.

 

Sipas Ministrisë së Bujqësisë në total janë lidhur 48 kontrata. Ndërsa janë anuluar katër të tilla, duke i hequr investitorëve rreth 500 ha. Shkak është bërë mos respektimi i kontratës duke e lënë tokën pa punuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *