Subscribe

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cilësoi një akt të jashtëzakonshëm nënshkrimin e marrëveshjes së arritur mes vendit tonë dhe SHBA-ve, për futjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, teksa falenderoi ministren Belinda Balluku për arritjen e marrëveshjes, diplomatja Kim u shpreh se Shqipëria ka bërë një progres të madh në këto 30 vjet demokraci.

 “Dua të përgëzoj ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj, që kanë realizuar një marrëveshje të frytshme. Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm, për më tej. Shqipëria bëhet një partner i besueshëm. Dita e sotme një gur themeli gjigand në këtë drejtim. Më 15 mars, festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri është bërë përparim shumë i madh. Përgëzime, jini krenar për atë që keni arritur”, deklaroi ambasadorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *