Deputeti gjerman i grupit CDU/CSU Christian Schmidt tha se ndryshimi i mendimit të këtij grupi për hapjen e negociatave për Shqipërinë erdhi si pasojë e një impenjimi të fortë dhe personal të kancelares Merkel.

 

Për Schmidt grupi i CDU/CSU ndryshoi mendimin nga qershori deri në shtator falë Merkel dhe kontakteve që Gjermania ka patur me nivele të larta qeverisëse.

 

“Në qershor, pavarësisht qëndrimit të qeverisë federale, grupi mund të kishte tendencën për një ‘ndarje’ të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vlerësimi në atë moment ishte i favorshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë nuk kishte disponim pozitiv dhe vendimmarrja për të mund të lihej për një moment të mëvonshëm. Në vlerësimin tonë ndryshimi brenda grupit të CDU/CSU i dedikohet në radhë të parë impenjimit personal të Kancelares Merkel, e më tej kontakteve te ndërmarra nga vendi ynë deri në nivelet më të larta”, tha Schmidt gjatë fjalës së tij në Forumin e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *