Procedura për teste serologjike në Itali ka filluar. Me anë të kësaj procedure synohet të identifikohen antikorpet e koronavirusit për të parë nëse është krijuar imunitet tek njerëzit që testohen.

Sipas mediave italiane, Komisioneri Domenico Arcuri është porositur nga qeveria për të filluar procedurën publike për hulumtimin dhe blerjen e testeve, të cilat do të duhet t’i përgjigjen një serie karakteristikash të identifikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Testi do të provohet tek 150 mijë persona të identifikuar në shkallë kombëtare dhe të ndarë sipas profilit të punës, gjinisë dhe grupmoshave.

“Qëllimi është të kemi një test të vetëm kombëtar”, shpjegoi zv / drejtori i OBSH dhe anëtar i komitetit teknik dhe shkencor Ranieri Guerra.

Ai theksoi se nëse përdoren teste të ndryshme, rrezikohet të kemi një krahasim të vështirë. Guerra më pas sqaroi se testi që do të zgjidhet do të garantojë standard dhe besueshmëri më të madhe se 95%.

Testi është gjithashtu në gjendje të analizojë se sa kohë koronavirusi ka infektuar pacientin, nëse ai kurrë nuk është infektuar ose nëse është imunizuar.

“Testi ka një normë gabimi praktikisht të barabartë me zero. Ne e kemi testuar atë në fushat e rrezikut me rezultate të shkëlqyera. Tani na duhet një protokoll nga ministria për të standardizuar testet”, tha presidenti i Medica Group, Riçardo Starace.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *