Subscribe

Komisioni i Ligjeve po shqyrton këtë të premte dekretin e presidentit Meta të ligjit për “Ndryshimet në Kodin Penal”.

 

E pranishme në Komsioion gjatë diskutimeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se këto ndryshime janë të nevojshme pasi kanë për qëllim luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit.

 

Sipas Gjonajt ndryshimet në Kodin Penal u sollën me qëllim mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

 

“Duke pasur në konsideratë që ka pasur mungesë të instrumenteve për të luftuar forma të reja të krimit, janë sjellë këto ndryshime. Ky projektligj ka një rëndësi të veçantë. Ashpërsimi i veprës penale nuk është e vetmja rrugë, por nga nevoja e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, u sollën këto ndryshime.”

 

Nderkohe nga ana tjeter, kreu i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja theksoi se ka ardhur koha qe t’u hapet rruge ndryshimeve ne Kodin Penal duke hedhur poshte pretendimet e presidentit Ilir Meta.

 

Pas diskutimeve, komisioni vendosi qe ta rrezonte edhe kete dekret te Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *