Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar leje që Meta të dalë nga ambientet e paraburgimit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.
Sipas informacioneve, po kryhen procedurat përkatëse që Meta të lërë përkohësisht ambientet e burgut 313 dhe të jetë i pranishëm në varrimin e të atit.





