Kolegji i Apelimit ka shtyrë për datën 10 shtator seancën për vlerësimin e ankimimit të komisionerit publik, që kundërshton vendimin për të mos kaluar ne proces vetingu ish-gjykatësen e Gjykatës së Larte Mirela Fana.
Shkak për shtyrjen është bere mungesa e prezencës së Fanes dhe përfaqësuesit të saj ligjor ne ketë seance të parë.
Drejtuesja e trupës gjykuese Natasha Mulaj tha se njoftimet janë kryer sipas rregullave të përcaktuara, porse shtyrja vjen me qellim përsëritjen e lajmërimeve për palën e interesuar.
Mirela Fana ka dhene dorëheqjen si anëtare e Gjykatës së Lartë ne janar të vitit 2017.
Pas konstatimit të dorëheqjes, komisioni i vetingut vendosi të ndërpresë procesin e verifikimit.





