Kuvendi menjëherë pas dorëzimit të mandatit të deputetit Nard Ndoka ka kërkuar nga KQZ-ja që të zëvendësojë mandatin e tij.

 

Kreu i PDK-së hoqi dorë nga mandati disa ditë pas kolegëve të tjerë brenda selisë blu, pasi ky i fundit ndodhej me punë jashtë vendit.

 

Ndërkohë tashmë KQZ, pas kërkesës nga Kuvendi ka për detyrë t’i drejtohet kandidatit në listë pas Ndokës për të plotësuar vendin vakant, ndërsa kandidati duhet të dorëzojë pranë institucionit të lartpërmendur formularin e dekriminalizimit.

 

Në listën e deputetëve nga të dyja partitë opozitare disa emra nuk pranuan të dorëzojnë mandatin e deputetit. Në radhët e PD-së, i pari që doli kundër kësaj nisme ishte Myslim Murrizi, ndërsa tek LSI-ja u shpreh kundër djegies ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *