Subscribe

Pas negociatave të zhvilluara një ditë më parë, naftëtarët e ballshit kanë pranuar ofertën e bërë nga kryeministri Rama. Edhe pse nuk arritën të gjenin një zgjidhje për pagat e prapambetura  punonjesit e uzines thanë se kushett ekonomike i detyruan që ta pranonin propozimin.

 

SOKOL DAUTAJ – KREU I SINDIKATËS SË NAFTËTARËVE

Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve tanë naftëtarë. Duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ata ndodhen, kanë pranuar që të kthjnë një përgjigje pozitive për pagën. Ai vet premtoi për pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe pagës që ne marrim në rafienri. Nga puinëtorët u gjykua e arsyeshme duke marrë parasysh anën e dobët ekonomike që ne prej 11 muajsh nuk kemi pasur të ardhura. Por të detyruar nga kushtet ekonomike kanë pranuar.

 

Të kënaqur jo plotësisht por në kushtet ku jemi, ne do e pranojmë.

Kryeministri Rama njoftoi se do të takohet me naftëtarët brenda 48 orëve për të përmbushur premtimin e tij.

 

EDI RAMA – KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!

Sa i takon pagave të prapambetura punonjesit e uzines kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen gjykatës së Strasburgut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *