Muzeu Gjon Mili, i cili ndodhet në qëndër të qytetit të Korçës, edhe pse ka pak kohë që është çelur, mbetet një prej institucioneve më të kërkuara në radhët e vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Në mjediset e këtij muzeu ndodhen një pjesë e fotografive të fotografit me famë botërore, Gjon Mili. Burime zyrtare bëjnë me dije se vetëm gjatë muajit gusht muzeun e kanë vizituar më shumë se 600 turistë vendas e të huaj. Numër ky që është shumë herë më i madh përgjatë sezonit të verës.

 

Sipas përgjegjësit të këtij Muzeu, Kristi Ktona turistët e ardhur nga shumë vende të botës përfshi këtu Perunë dhe Australinë, surprizohen me teknikën e fotografimit të fotografit me origjinë nga qyteti i Korçës.

 

Në kete muze ndodhen 240 fotografi të mjeshtrit të fotografisë artistike në lëvizje. Një muze i ngjashëm ndodhet në New York ndaj dhe për këtë befasia e turistëve të huaj kryesisht është tepër e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *