Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe...

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me krizën më...

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë vetëm me...

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin e kontrollit...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-futbollisti...

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë,...

Tragjedi në SHBA! Autobusi me pasagjerë përplaset me 6...

Trump mbledh këshilltarët e tij në “Dhomën e Situatave”,...

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes...

Mungesë furnizimi/ Vaji i lulediellit po shitet me sasi të reduktuar

6 Maj 08:29

Importuesit më të mëdhenj të vajit paralajmëruan se që nga muaji qershor në vend do të fillojë të ndihen kufizimet e vajit ushqimor, për shkak të rënies të lartë të ofertës në tregjet europiane.

 

Pas shumë shteteve në Europë, që kanë vendosur kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete, në tregun shqiptar të parët që po vuajnë kufizimet e furnizimeve janë tregtarët e vegjël. Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohojnë se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blejnë më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

 

“Pikat e shumicës nuk të furnizojmë më shumë se 30 litra vaj, pasi edhe ato kanë mungesë furnizimesh. Shqetësim është edhe çmimi i lartë, pavarësisht se konsumatori vijon të blejë markat e vajit të lulediellit. Ndërsa për vajin me çmim më të lirë, por që është një marke e re që ka dalë së fundmi në treg, nuk ka kërkesë”, pohon Qamil Ajazi drejtuesi i një ushqimore në zonën e Freskut.

 

Rënia e prodhimit të farave të lulediellit në Europë dhe rritja e çmimit nisi që në 2020, ndërsa nisja e luftës Rusi-Ukrainë e thelloi edhe më shumë mungesën e prodhimit dhe shtrenjtoi çmimin. Në fillimi të muajit mars vaji i lulediellit iu shit 340 lekë/litër nga 260 që ishte në muajin shkurt. Në raport me muajin shkurt çmimi për muajin maj 2022 është 46,5% më i shtrenjtë.

 

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit, të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër. Përveç mungesës të furnizimeve, bizneset e vogla ngrenë shqetësimin se marzhi i fitimit që iu lenë pikat e shumicës është 50% më e ulët se marzhi i fitimit i miratuar nga bordi. “Sot jam furnizuar me 15 litra (1 kuti) vaj “Floriol” me çmim 377 lekë me shumicë dhe me 15 litra me vaj “Olim” me çmim 370 lekë për litër. Nuk mund të furnizohemi me më shumë se dy kuti. Çmimi i shitjes për të dy llojet e vajit do të jetë 380 lekë. Me këto fitime po furnizohemi me këtë produkt vetëm që të mos u mungojë klientëve, pasi as koston e furnizimit nuk arrijmë të mbulojmë. Makinat e shumicës prej javësh nuk vijnë më të na sjellin mallin në dyqanet ushqimore”, pohon një tjetër drejtues i biznesit të vogël në Tiranë.

 

Importuesit më herët pohuan se në këtë situatë krize nuk përbën më shqetësim çmimi i vajit të lulediellit, por mungesa e gjetjes të produktit. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron” që importon vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol” z. Tedi Maraj tha më herët për “Monitor” se nga muaji qershor dhe përgjatë gjithë stinës të verës në treg do të ketë mungesë të produktit. Maraj theksoi se kompania nuk mund të krijojë më tepër se 30 ditë rezerva, pasi në Hungari nuk gjen më furnizime. Mungesa e furnizimeve u paralajmërua edhe nga një tjetër importues. “Po shkojmë rreth një situate që rrezikohet të mos ketë vaj në treg duke nisur nga stina e verës. Tashmë për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët kanë ndërprerë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e siguruara nga Ukraina zgjasin në treg për 1 muaj. Në Bullgari dhe Serbi çmimi i vajit vijon të jetë i lartë në vlerat e 420 deri 430 lekëve për litër me TVSH. Në Europë për shkak të rënies të ofertës, sasia e importit është e limituar”, nënvizoi më herët tregtari i vajit. Për vajin e lulediellit situata është rënduar, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit. Monitor.al/

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Vendi
Tagged:
Furnizim Import krize Sasi vaj luledielli

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane, kova me fasule ngre në këmbë policinë

më shumë...

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe anëtarët e rinj të Këshillit

më shumë...

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit e kokainës në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë, sa do të arrijnë temperaturat në vend

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:57

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane,...

9:45

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për...

9:05

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit...

8:52

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me...

8:49

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë...

8:30

Lajme të pafavorshme për paratë po vijnë...

8:11

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë,...

1:25

“Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet...

12:52

Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga...

12:39

Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht...

12:28

“Më ka marrë shumë malli”, Romiri surprizohet...

12:08

“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën:...

11:57

Letra për Vanesën, Sara: Indri e bëri...

10:49

Kostana fiton sfidën, Indri dhe Klevisa në...

10:15

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin...

10:15

Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më...

10:10

“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë...

9:47

“Ik zhduku, kam gruan jashtë”, Zhaku “provokon”...

9:46

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

9:35

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.