Momente të mrekullueshme ato të nxjerrjes së një foshnjeje të gjallë nga rrënojat, pas bombardimeve në Gaza nga forcat izraelite.

 

Sipas mediave të huaja, foshnja 5-muajshe u gjet pranë trupit të nënës së tij të vdekur.

 

Për shkak të sulmeve, 10 anëtarë të familjes së tij humbën jetën, përfshirë dy grad he tetë fëmijë.

 

Fotografitë e publikuara nga media ndërkombëtare tregojnë infermieret që mbajnë djalin në spital, pasi u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës trekatëshe ku ishte familja fatkeqe.

 

Të paktën 132 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, sipas autoriteteve palestineze, ndërsa 950 të tjerë janë plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *