Subscribe

Prej katër ditësh, banorët e fshatit Stërkanjë kanë qëndruar po energji elektrike. Një gjë e tillë është bërë me dije nga administratori i njësisë administrative Dardhas, Erton Muçka.

Mungesa e energjisë ka ardhur për shkak të një defekti në kabinën elektrike të fshatit, raporton Vizion Plus.  Ndërkohë, pritet vendosja e një transformatori të ri për të rikthyer energjinë elektrike në këtë fshat.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugët rurale të kësaj njësie administrative, rrugë të cilat janë shumë të vështira për t’u kaluar nga rënia e dherave.

E njëjta situatë mësohet të jetë edhe në fshatrat e tjerë malorë të Bashkisë së Progradecit, kryesisht në njesite administrative Velcan e Proptisht, por edhe ne zonat malore te njesive Lekas ne Bashkinë Korcë si fshatrat Caushli e Kakac ne Bashkine Maliq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *