Territori i bashkisë së Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak,  Gjadër,  gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 15 mm shi, por pa krijuar problematika.

Nga strukturat e MC të bashkise Mirdite raportohet se gjatë natës kanë rënë reshje dëbore, por situata situata paraqitet e qetë.

Lexo edhe :

Related Posts

Trashësia e deborës varion nga 5 cm deri ne 15 cm në varësi të njësive administrative.

Nuk raportohet për bllokim rrugësh në asnjë njësi.

Nga njësia administrative Kthellë raportohet mungesë energji elektrike ne fshatrat Prosek, Trojez dhe Perlat Qender.

Në njësinë administrative Rrëshen raportohet mungesë energjie në fshatin Gëziq.

Në rrugën e Kombit po punohet me borëpastruese pasi raportohet nga kryetari i njësisë administrative Fab se ka prezencë të dëborës.

Nga strukturat e MC Kurbin raportohet se gjatë natës dhe momentalisht territori i kësaj bashkie përshkohet nga erëra por pa paraqitur probleme në territor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *