Qindra automjete u bllokuan gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në rrugët e rajonit të Parisit nga bora dhe akulli, teksa Franca përballet me një valë të ftohtë.

Deri në “1000 automjete”, kamionë të rëndë dhe makina, u bllokuan “kur ra nata” dhe më pas 800 automjete të tjera në orët e para të mëngjesit, njoftoi ministri i Transportit Clement Bonn.

Çështja është duke u “zgjidhur”, tha Bohn për radion RMC, duke shtuar se rreth 400 automjete ishin ende të bllokuara që nga mëngjesi i sotëm.

Vështirësitë kanë të bëjnë veçanërisht me autostradën A13 që lidh Parisin me Normandinë në bregun e Atlantikut.

Autostrada pritet të qëndrojë e mbyllur për qarkullimin gjatë gjithë ditës në një seksion rreth 10 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Ministri raportoi gjithashtu për “njëqind” aksidente “pa seriozitet” të ndodhura gjatë natës dhe shtoi se problemet ishin të përqendruara “në rrugë”.

I ftohti u përkeqësua sot në Francën verilindore dhe në malet qendrore. Kjo pritet që të jetë dita më e fothtë e javës në vend.

Temperatura sot pritet të lëvizë ndërmjet -5°C dhe -10°C në rreth një të tretën e verilindjes së vendit, ndërsa rrezik për përmbytje ka edhe në veri, i cili tashmë është goditur nga përmbytjet në javët e fundit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *