Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka komentuar gjatë rubrikës “Sy m’sy” rolin e patronazhistëve në zgjedhje. Me nota ironie, Rama tha se patronazhistët janë inatçinj dhe nuk lënë votë të bier në tokë.
Rama: Patronazhistët e dinë më mirë se mua si vete kjo punë. nuk i njohni patronazhistët i nënvlerësoni. Ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot se janë hakmarrës të mëdhenj, e rrisin tempin nga inati, janë inatçinj nuk janë si unë. Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lënë votë të bier në tokë. Merrini seriozisht këto që po ju them.
Rama u ndal edhe te programi i PS dhe tha se është një program i detajuar për çdo sektor.
Rama: Programi ynë është program qeverisës i detajuar në çdo sektor, se po të mos kishim program të detajuar në çdo sektor, Bashkimi Evropian nuk na ulte në tavolinë, se mirë këneta ok, por BE nuk na ulte në tavolinë dhe nuk bënim dot negociata.
Kemi mbi 250 mijë faqe negociata në tavolinë me BE dhe të gjitha ato janë program shteti, shtet-bërje, ju vazhdoni të dëgjoni kënetën, vazhdoni dëgjojeni, është e drejta juaj ta dëgjoni, jemi në demokraci dhe askujt nuk i ndalohet të bëjë zgjedhjet e gabuara, e merr vetë pastaj edhe përgjegjësinë edhe shijen e hidhur të humbjesh, që fatkeqësisht po s’më dëgjuat do ta ndjeni në 11 maj./vizionplus.tv





