Princi belg Joachim kërkoi falje publike për pjesëmarrjen në një festë në Spanjë, e ku u infektua me koronavirus. Përmes këtij veprimi, ai ka thyer masat e karantinës.

28-vjeçari pranoi se nuk i kishte respektuar të gjitha masat kufizuese të izolimit. Ai rezultoi me COVID-19, pasi mori pjesë në një festë në Cordoba, në provincën e Andaluzisë.

Princi, i cili është nip i Mbretit Philippe udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për një internship, por më pas shkoi në festë. Ai shprehet thellësisht i penduar për veprimet e tij.

Ndërkohë, është hapur një hetim ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve në festë, ku morën pjesë 27 persona, pasi shkelën masat e karantinës në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *