Kate Moss dhe i dashuri i saj Nikolai von Bismarck do martohen verën që vjen. Të paktën kështu shprehen burime pranë tyre për ‘The Sun’. Së fundmi lidhja e modeles dhe partnerit të saj po shkon shumë mirë dhe natyrshëm kanë lindur diskutimet për një martesë të mundshme.

 

Mendohet se periudha më e mirë për të realizuar një dasmë do të jetë vera e 2020-ës dhe ceremonia do të jetë tradicionale.

 

Sipas po të njëjtave burime, thuhet se marrëdhënia e Kate me familjen e Nikolai po shkon shumë mirë, pas mosmarrveshjeve që kanë pasur në fillim.

 

Kujtojmë se Moss është nënë e një fëmije dhe ka vuajtur për një kohë të gjatë nga varësia ndaj alkoolit, prej të cilit ka hequr dorë 18 muaj më parë./Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *