Ashley Graham është modelja e kolme më e famshme në botë. 29-vjecarja ka shkruar një libër që titullohet “Një model i ri, si duket vetëbesimi, bukuria dhe fuqia”. Në intervistën e fundit për Good Morning America, Ashley thotë se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm me mënyrën si u drejtohen fëmijëve.

 

 

“Unë besoj se prindërit formojnë të ardhmen e fëmijëve me sjelljen e tyre” – thotë modelja. “Fjalët janë të fuqishme. Diçka që nëna ime se ka bërë kurrë është të shihej në pasqyrë dhe të thoshte, jam e shëndoshë dhe e shëmtuar. Duke ia thënë ti këtë vetes do ti thotë edhe vajza vetes më vonë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *