Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti është marrë i pandehur nga SPAK.

Ai akuzohet për dy vepra penale, pastrim parash dhe korrupsion. Ai ishte prezent në seancën e zhvilluar prej tij, ku ka qëndruar prej gati tre orësh.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut Prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa parate ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.

Rreth 3 vite më parë, u zbardhën përgjimet e dosjes hetimore që futën në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime doli edhe Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfiermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.

Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.

“Gena kishte operuar babanë e saj para disa kohësh dhe ishte lidhur me shoqen e saj File, e identifikuar si Trëndafile Frangu, kryeinfermiere të reparti djegieve e cila e kishte ndihmuar atë të operonte babanë me kardiokirurgun Edvin Prifti. Gena ka pranuar që t’a ndihmojë Manuelën duke e prezantuar me Filen.

“Filja do një sasi parash lidhur me këtë gjë, gjithashtu dhe kirurgut duhet t’i japim një shumë prej 2000 euro”. Manuela ka pranuar menjëherë dhe ka filluar që në muajin korrik 2020 të përgatisë dokumentet që I nevojiteshin për shtrimin e nënës së saj në spital dhe realizimin e ndërhyrjes kirurgjikale që është bërë nga kardiokirurgu Evdin Prifti”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.

Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.

Ajo gjithashtu i rekomandon Manuelës që të bëjë gati paratë në 5-she dhe 10-she për personelin shëndetësor gjatë kohës që e ëma do të jetë në spital./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *