Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Misteri i zhdukjes së gazetarit në Turqi, hije dyshimi mbi zyrtarët sauditë të konsullatës

10 Tetor 14:03

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje Arabisë Saudite që të hetojnë në mënyrë transparente mbi zhdukjen e gazetarit saudit Xhamal Kashoxhi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

 

Gazetari, kritik i ashpër i princit Mohamed Bin Salman, nuk është parë më që kur hyri në konsullatë javën e kaluar.

 

Turqia beson se gazetari mund të jetë vrarë brenda konsullatës, por Arabia Saudite e mohon kategorikisht, duke shtuar se Kashuxhi është larguar nga ndërtesa. Policia ka bërë një hetim të thellë, por ajo nuk ka akses në kamerat e sigurisë së konsullatës.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se zyrtarët saudit duhet të ofrojnë prova se Kashoxhi u largua i gjallë nga ndërtesa.

 

Gazetari kishte hyrë në konsullatë për të marrë një dokument divorci. Ai më pas do të martohej me të fejuarën me shtetësi turke Hatice Cengiz, e cila e priti jashtë për më shumë se 4 orë.

 

Vajza pohoi për mediat se gazetari i kishte thënë se nëse nuk do të dilte nga ndërtesa brenda 4 orëve, të njoftonte policinë.

 

Ndërkohë, ditën që gazetari hyri në konsullatë, në Turqi kishin mbërritur edhe 15 anëtarë të inteligjencës saudite, që mund të kenë lidhje me komplotin ndaj gazetarit.

 

Ndërkohë, e fejuara e gazetarit ka kërkuar ndihmën e presidentit amerikan për gjetjen e tij. Zyrtarë të shtëpisë së bardhë konfirmuan shqetësimin e Donald Trump për rastin, i cili nëse rezulton i vërtetë, mund të cenojë marrëdhëniet amerikano-saudite.

 

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
gazetari turk Mister Zhdukje

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.