Protestës së studentëve qeveria i është përgjigjur me gadishmërinë për plotësim të menjëhershëm te 8 kërkesave, por  vetëm përmes dialogut.

 

Prej ditësh kryeministri Edi Rama ju ka bërë thirrje studentëve për dialog, por duket se të rinjtë uljen në tryezë e kanë të pamundur.

 

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato, nga edicioni qendror i lajmeve në Vizion Plus, ka folur mbi çështjet e protestës studentore.

 

Në fjalën e saj ministrja Qato ka theksuar se që në ditën e parë të protestës kryeministri Rama dhe qeveria kanë qenë në mbështetje të tyre dhe të gatshëm për dialog.

 

“Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë në krye të fjalës për të qenë sa më pranë studentëve për të pranuar këtë protestë si një protestë të tyre dhe një të drejtë të tyre për të plotësuar të drejtat që ato aspirojnë dhe i kanë bërë tashmë edhe zyrtare përmes 8 pikave, apo 9 një pikë që është plotësuar më parë, për tarifat e personave me aftësi të kufizuara ku ka marr të gjithë angazhimin maksimal për të plotësuar të gjitha pikat e paraqitura nga ana e studentëve si një rezyme e protestës së tyre.”

 

Më poshte intervista e plotë e ministres të dhënë për Vizion Plus;

 

Zonja Qato, këtë hënë jemi në diten e 13 të protestës së studentëve dhe dialogu ende mungon. A duhet qeveria të ketë një qasje të re për t’i dhënë zgjidhje kërkesave? 

 

Unë mendoj se qeveria që në ditët e para apo në orët e para të kësaj proteste ka shprehur gadishmërinë e saj, vetë kryeministri Edi Rama ka qenë në krye të fjalës për të qenë sa më pranë studentëve për të pranuar këtë protestë si një protestë të tyre dhe një të drejtë të tyre për të plotësuar të drejtat që ato aspirojnë dhe i kanë bërë tashmë edhe zyrtare përmes 8 pikave, apo 9 një pikë që është plotësuar më parë, për tarifat e personave me aftësi të kufizuara ku ka marr të gjithë angazhimin maksimal për të plotësuar të gjitha pikat e paraqitura nga ana e studentëve si një rezyme e protestës së tyre. Madje kemi qenë shumë të hapur jo vetëm për plotësimin e këtyre kërkesave, por për tu ulur përtej këtyre pikave në mënyrë të atilli që e gjitha kjo protestë të ketë një konkluzion konkret në dobi të studentëve dhe të arsimit.

 

Por kjo mënyrë që ju keni zgjedhur nuk po funksionon jemi 13 ditë proteste?

 

Sot dhe çdo ditë si nga dita e parë e deri në të 13 kryeministri vetë dhe vetë qeveria ka shprehur gadishmërinë për tu ulur në dialog me studentët. Flitet për një dialog që ka të bëjë me një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me studentët, për të shprehur të gjithë problematikat që ato kanë në raport me çfarë nevojash ka universiteti dhe se si mund të implimentohet më mirë akoma me instrumenta më të drejtpërdrejtë ligji për arsimin e lartë në përputhje me të gjithë kërkesat që studentët kanë.

 

Shumë njerëz thonë se nëse ne e shikojmë listën e 8 kërkesave midis tyre ka dhe pika të cilat ndoshta nuk ka nevojë fare që të dialogohen mund të plotësohen menjëherë nga qeveria ose të paktën qeveria mund të japë versionin e saj dhe pastaj le tu propozojë studentëve të ulen sërish në dialog

 

E vërteta është se për të teta pikat ka pasur një dialog të njëanshëm nga ana e kryeministrit dhe nga ana e maxhorancës, duke i marrë të gjitha pikat me radhë dhe madje duke dhënë dhe afate të realizimit të tyre. Kemi disa pika që kanë lidhje me çështje organizative me çështje të marrjes përsipër të trasparencës e cila duhet të kryhet nga ana e ministrisë së Arsimit apo nga portalet digjitale për doktoraturat dhe për plagjiaturat janë çështje të cilat janë paraqitur në 8 pikat e studentëve për të cilat kryeministri është shprehur se është dakord. Jo vetëm kaq por brenda datës 20 janar do të marrë masat për tu influmentuar disa prej këtyre pikave, ose të nisë procedura për implementimin e tyre. Ne kemi qenë shumë konkret në ofertën tonë për plotësimin e këtyre pikave.

 

Një nga pikat është dhe rishikimi i buxhetit për arsimin, ndërkohë që grupi parlamentar i PS-së këtë të hënë ka vendosur të rrëzojë dekretin e presidentit për buxhetin. A është ky një sinjal se kërkesa e studentëve për rishikimin e buxhetit për arsimin nuk do të plotësohet?

 

Mazhoranca nuk mund të vetëdialogojë me vetveten për të ndryshuar përqindjet e sektorëve të ndryshëm në buxhetin e shtetit, pasi hartimi i buxhetit të shtetit përfshin shumë sektorë të tjerë të rëndësishëm dhe jettik për vendin dhe padyshim se ai i arsimit është një ndër më të rëndësishmit, por ne nuk mund të marrim përsipër që të ndryshojmë shifrat nga kaq % në aq %, në qoftëse nuk kuptojmë nevojat e studentëve dhe se ku konsiston e gjithë protesta e tyre dhe nevojat e tyre për përmirësimin e arsimit të lartë.

 

Po ky buxhet aktual, a ka mundësi që ti plotësojë kërkesat e studentëve edhe nëse nuk ndryshohet?

Buxheti për arsimin nga viti 2013 deri në vitin 2018 të paktën ka ardhë gjithmonë në rritje. Në qoftëse në vitin 2013 buxheti i arsimit ka pasur një shifër të caktuar sot ai është 40 % më i lartë kontribut i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit për universitetet. Kjo tregon se me rritjen ekonomike të vendit dhe me plotësimin e të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe ndarja përpjestimore e të ardhurave në sektorë të ndryshëm dhe jetik të vendit ka ardhur gjithnjë duke u rritur, përfshirë këtu edhe sektorin e arsimit.

 

Ju flisni me terma pozitivë përsa i përket arsimit, por a nuk e shikon mazhoranca protestën e studentëve edhe si një lloj pakënaqësie ndaj situatës ekonomike? Sepse në fund të fundit pjesa më e madhe e studentëve kët thonë se janë tarifat e papërballueshme dhe se një pjesë e prindërve e kanë të pamundur ta përballojnë.

 

Ne jemi shumë të përgjegjshëm si qeveri dhe jemi shumë të ndërgjegjshëm për nevojat që kanë qytetarët  dhe një pjesë e madhe e reformave të ndërmarra nga qeveria që në mandatin e parë ka qenë reforma me fatura të larta financiare, reforma që ne kemi dashur që ti marrim përsipër me qëllimin për të përmirësuar jetesën  dhe mirëqenien e qytetarëve dhe padyshim që jemi po kaq të ndërgjegjshëm sa të dalim përballë dhe studentëve në këtë protestë e cila është një protestë e konsideruar edhe nga qeveria e drejtë dhe askush anëtar i qeverisë apo vetë kryeministri nuk e ka refuzuar ndonjëherë  përballjen me studentët për tu ulur dhe për të biseduar për kushtet e arsimit të lartë.

 

Zonja Qato, ju jeni ministre e Sipërmarrjes: si ndikon tek biznesi dhe investimet e huaja kjo klimë protestash?

 

Është e rëndësishme që të theksoj faktin se nga kontakti i drejtpërdrejtë me sipërmarrësit sidomos me ata të industrisë së prodhimit dhe të përpunimit në vend, nevojat për forcë  për burime njerzore të kualifikuara janë të jashtëzakonshme  mos të them se janë emergjente. Sot çdo sipërmarrës i cili punon në industrinë e prodhimit dhe përpunimit kërkon të rinj, studentë të dalë nga shkolla të kualifikuar sipas sektorëve të specializuar për të cilën sipërmarrja ka nevojë. Një bashkëpunim shumë i mirë me universitetet i sektorit të biznesit dhe i qeverisë do ti orientojë kurrikulat universitare drejt formimit profesional të këtyre studentëve, që tregu i punës të ketë ofertë të drejtpërdrejtë për ta. Tregu i punës kërkon studentë të dalë nga bankat e shkollës të kualifikuar për tu punësuar në këto sektorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *