Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej...

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë jetoja”, nëna...

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, drejtuesit...

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet në Qipro

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohet...

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë bashkëpunimin mbrojtje,...

Plumbi i ka kapur një nga venat kryesore të...

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi natyrore godet...

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet...

Ministrja e Shëndetësisë: 1 miliard lekë për barnat onkologjike në projektbuxhetin 2026

6 Nëntor 20:54

Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.

Pavarësisht mos realizimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pati një qëndrim për situatën në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës.

Ministrja tha se  me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh.

Kjo është një risi, sipas Salës.

Evis Sala: Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlametit. Nuk dua  të  bëj politikë me dhimbjet e pacientëve.

Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe. Sfida nuk është vetëm e qeverisë dhe e imja si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por mbi të gjitha është sfida ime personale, si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time, pikërisht në atë spital onkologjik.

Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, familjarët, mjekët, infermierët, sanitarët pa zhurmë dhe pa media. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar.

Vetëm tre ditë më parë Këshilli Administrativ i FSDKSH,  ka aprovuar rialokimin e një fondi prej 200 milion lekë, për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjenteve  me barna onkologjike në QSUNT.

Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi.

Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike, apo duke luajtur me emocionet dhe dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim punë dhe bashkëpunim.

Angazhimi im ka qenë dhe është i qartë: Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjikë do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka kthim pas.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
evis sala Kuvend Onkologjiku

Nga e njëjta kategori

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej 300 milionë dollarësh

më shumë...

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë jetoja”, nëna e re rrëfen se si i mbijetoi tërmetit në Venezuelë bashkë me foshnjën 18 ditëshe

më shumë...

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të shënojë termometri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:37

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e...

5:08

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë...

5:06

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:46

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

4:36

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet në...

4:23

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 31 persona

4:00

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë...

3:59

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë...

3:48

Plumbi i ka kapur një nga venat...

3:13

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë,...

3:05

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente...

3:03

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi...

2:59

AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit...

2:59

Humb jetën 45-vjeçari në Mirditë, ra në...

2:56

I nxehti dëmton shëndetin mendor, shtohen shqetësimet...

2:51

Pesë të vrarë me armë zjarri në...

2:45

“Zvërneci vlerë për turizmin”, ministrja e Ekonomonisë:...

2:21

Plagosja e të riut në Pogradec, autori...

2:03

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.