Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi u betua këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta.

 

Ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar u zhvillua në Presidencë. Të pranishëm në ishin Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

 

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *