Ministri i brendshëm teknik Dritan Demiraj mblodhi drejtorët e policisë së 12 qarqeve, të cilët raportuan mbi evidentimin e të gjithë rasteve të shit-blerjes së votës, krimeve të tjera elektorale dhe planin e masave për javën e fundit të fushatës zgjedhore. Demiraj kërkoi nga policia e shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive që i jep ligji, ndërsa sipas tij, nuk do të tolerohet mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit – ka theksuar Demiraj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *