Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper.

 

Takimi është zhvilluar në kuadër të Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut. Në një postim në Facebook, ministrja shprehet se në fokus të takimit ka qenë marrëdhënia e shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe angazhimi i Shqipërisë në misionin e NATO në Irak.

 

Xhaçka njofton gjithashtu se ka zhvilluar takime edhe me ministrin e mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berishën dhe atë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

  

“Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut është një mundësi e shkëlqyer edhe për takime dypalëshe me kolegët e vendeve anëtare dhe vëzhguese. Me ndihmës asistenten e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Laura Cooper diskutuam për marrëdhënien e shkëlqyer mes vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe mundësinë e angazhimit të vendit tonë në misionin e NATO-s në Irak. Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Rrustem Berisha e falenderova për ndihmën e menjëhershme dhe të paçmuar të FSK pas tërmetit te 26 nëntorit. Me homologen nga Bosnje dhe Hercegovina, Marina Pendeš ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *