Subscribe

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi u përgjigj nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë kandidate në Durrës apo jo.

Gjatë një interviste për “Quo Vadis”, Ekonomi tha se ende nuk është marrë vendimi, por ajo u shpreh e gatshme për të kandiduar kudo.

Pjesë nga intervista:

-Jemi 4 muaj larg zgjedhjeve, do të jeni sërish kandidate në qarkun e Durrësit?

Unë shpresoj të konfirmohet së shpejti, unë do të jem e gatshme kudo që të jetë nevoja për  të kandiduar.

-Sa synoni që të merrni në Durrës tashmë që keni edhe një ish ministër të LSI?

Ne si forcë politike duam të mbajmë numrin tonë patjetër, që është tetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *