Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Drejtorin Ekzekutiv të Kompanisë Pfizer, Albert Bourla i cili ishte i pranishëm sot në Shqipëri.

Ndërsa e quajti një mik të Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se Bourla i erdhi në ndihmë Shqipërisë kur gjendjen në një moment të vështirë.

“Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin të mikpresim shefin e madh të Pfizer i cili mund ta them me shumë nderim që është bërë një mik i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë kur shkuam në Nju Jork për të trokitu n2ë derën e Pfizer kur nuk kishim asgjë të qartë pasi vendet e Rajonit nuk u përfshinë në skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave. falë angazhimit të tij ne i morëm vaksinat më parë se s të tjerë dhe dua t’i shpreh mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Bourla ka vlerësuar publikisht vizitën e Ramës në Neë York në mesin e pandemisë për të siguruar vaksinat për qytetarët, atëhere kur fluturimet ishin të kufizuara.

“Dua të falënderoj kryeministrin për nderin që më bëri për të qenë këtu dhe ftesën në Shqipëri. Pata kënaqësinë ta takoja të personalisht vitin e kaluar kur ai erdhi në Nju Jork për të diskutuar për vaksina për vendin e tij. Unë u impresionova pasi ishin kohë të vështira ku askush nuk udhëtonte dhe bisedimet bëheshin me video-telefonata, por ai tha se do vinte të më takonte personalisht. Ishte e qartë se ai interesohej për popullin e tij, por edhe se kishte një plan si do të bëheshin vaksinat dhe për mua ishte e rëndësishme të dija se vaksinat që do dërgoheshin në Shqipëri do përdoreshin për qytetarët dhe isha i lumtur të ndihmoja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *