Subscribe

Vendet anëtare të BE kanë miratuar aplikimin e metodologjisë së re të zgjerimit për Malin e Zi dhe Serbinë. Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi me anë të një postimi në Twitter deklaroi se qëllimi është që procesi të bëhet më i besueshëm, dinamik dhe me një orientim politik më të fortë.

 

Komisioni Europian miratoi marsin e vitit të kaluar metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por, për të dy shtetet, ende nuk është miratuar korniza negociuese, pa të cilën, as Tirana dhe as Shkupi zyrtar nuk mund të nisin formalisht negociatat për anëtarësim në BE.

 

Metodologjia e rishikuar nënkupton një kontroll më të fortë në plotësimin e kritereve për integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm nga Komisioni Europian, por edhe nga vendet anëtare.

 

Sundimi i ligjit do të bëhet edhe më thelbësor në negociatat e pranimit të këtyre vendeve. Reformat antikorrupsion, funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike do të marrin rol qendror deri në përfundimin e procesit.

 

Me metodologjinë e re, nuk mund të negociohet asnjë kapitull tjetër deri në përmbushje të të gjitha kritereve që kanë lidhje me sundimin e ligjit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *