Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta I dërgoi një mesazh urimi z.Boris Johnson për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Kreu i shtetit shpreh gatishmëri në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Meta më tej shkruan në letren e urimit për Johnson se Shqipëria beson fort në angazhimin e madh të Britanisë në Ballkanin Perendimor si faktor me rëndësi në stabilitetin e rajonit.

 

Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *