Presidenti Ilir Meta postoi një foto në “Facebook” nga takimi i djeshëm me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Meta shkroi se mbi dy mijë faltore u shkatërruan gjatë komunizmit. Por ai theksoi se ata arritën të shembin vetëm muret dhe jo shpritrat.

“Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër. 2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan. Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *